REISUL ULEMA MORI PJESË NË SOLEMNIZIMIN E NISMËS SË INICIATIVËS PËR FILLIMIN E PUNIMEVE TË XHAMISË NË MENGEN TË GJERMANISË
Me ftesë të bashkëatdhetarëve tanë me punë në Gjermani Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Dr Abdulkerim Iseni, mori pjesë në solemnizimin e nismës për ndërtim të xhamisë së re në Mengen të Gjermanisë.
Me një pjesëmarrje masive u realizua programi fetaro – kulturorë, fjalime dhe përshëndetje për të pranishmit, në veçanti u realizua edhe kontributi i donatorëve të ndryshëm për finansim të Xhamisë sē re.
Programin e udhëheqën vëllezërit Mr. Ensar dhe Mr. Evzal Sinani.
Të pranishmit i përshëndeti Adnan Abdiu – Kryetari i Këshillit iniciativ, H. Mensur ef. Halii – Kryetar i Unionit të Qendrave Islame në Gjermani, Dr. Reshat Ibishi – Kryetar i BFI të Italisë, Prof Muhamed ef.Sytari, Myfti i Shkodrës, Hoxhë Ardian Sejdiu, Si dhe Z. Egzon ef. Ibrahimi – lexues i mirënjohur i leximit të Kur’anit famëlartë dhe ilahist i famashëm në trojet shqiptare dhe më gjërë, Mr Eljesa ef Hasani, Drejtor i institutit të hifzit në Gostivar si dhe Venhar Osmani.
Reisul Ulema pati fjalën e rastit ku përshëndeti të pranishmit dhe foli për ca pika të rëndësishme mbi xhaminë, vlerën dhe rolin e saj, në veçanti mbi vlerën e kontributit në ndërtimin e saj.
Ishte një pritje madhështore me një respekt të madh. Tek të gjithë ndihej një gëzim i madh dhe me një dëshirë që sa më shpejt të nisen punimet e fillimit të xhamisë. Burra, gra, të rinjë e të reja, fëmijë, mysafirë e dashamirë nga të gjithë anët, nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe Italia formuan ambient të lart dhe dhanë kontributin e tyre madhështor, duke treguar dashurinë e madhe ndaj ndërtimit të xhamisë, ku brenda disa orëve u tubuan mbi 500 mijë Euro, me të cilën shumë pritet që shumë shpejt të niset xhamia e re në Mengen.
Zoti e bekoftë këtë nismë të madhe dhe tejet të dobishme për bashkëatdhetarët tanë.
Prev Post
Next Post
Comments are closed.