DITA E TRETË DHE E FUNDIT E DELEGACIONIT TË BFI e RMV – së NË ZVICËR

DITA E TRETË DHE E FUNDIT E DELEGACIONIT TË BFI e RMV – së NË ZVICËR
Më 31 Mars / 21 Ramazan përfaqësuesit e delegacionit të BFI e RMV – së, vazhduan vizitat e tyre në Qendrat Kulturore Islame Shqiptare në Zvicër, prej ku edhe përcollën selamet e kryetarit të BFI e RMV – së Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, duke falenderuar bashkatdhetarët tanë për kontributin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme të institucioneve edukativo – arsimore të BFI e RMV – së!
Delegacioni qëndroi për vizitë në xhamitë e mëposhtme:
☑️ Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki – Xhamia Drita, Luzern
☑️ Dr. Abdulkerim Iseni – Xhamia Will (drekë) & Xhamia El-Hidaje, SG (teravi)
☑️ Dr. Islam Islami – Xhamia Flawill (drekë) & Xhamia El-Hidaje, SG (teravi)
☑️ Mr. Fehmi Ebibi – Xhamia Winti, Winterthur
☑️ Prof. Afrim Alija – Xhamia Tulipan, Reinach
☑️ Prof. Bahrije Shabani – Xhamia Drita, Luzern (drekë)
☑️ Prof. Nehale Ibrahimi – Xhamia Biel / Bienne
Një falenderim i veçant për imamët e xhamive, kryesitë si dhe xhematin e mbushur përplot me Iman për nderimet e bëra, respektin e treguar dhe dashurinë e shprehur kundrejt mysafirëve nga vendlindja.
E gjith kjo u përmbyll me një shëtitje të shkurtër në qytetin e Zürichut të shoqëruar nga arkatari i KMSHZ – së, H. Sami Avdyli!
Bashkësia Fetare Islame në mesin e besimtarëve!

Comments are closed.