NË MESIN E BESIMTARËVE BOSHNJAK NË ORIZARË TË VELESIT
Sipas programit të Muftiut të Velesit të premten më 10.02.2023 Reisul Ulema vizitoi fshatin boshnjak Orizare, ku edhe e fali namazin e Jacisë.
U prit në mënyrë vllazërore nga ish nxënësi i tij dhe aktualisht Kryetari i Këshillit të Xhamisë z. Zenun Daciç dhe nga aktivisti i mirënjohur z. Enveri.
Qëllimi i vizitës ishte takimi me këshillin iniciativ për ndërtimin e Xhamisë së re e cila edhe mbas shumë vitesh po ballafaqohet me pengesa në marrjen e lejes. Këshilli iniciativ e informoi Reisul Ulemanë për problemet me të cilat ballafaqohen me çka, Reisul Ulema morri obligime konkrete për tejkalimin e pengesave dhe marrjen sa më të shpejt të lejes.
Pastaj bënë një ndejë të qetë në konakun e tyre ku vërtetë u bisedua për shumë çështje me rëndësi.
Comments are closed.