Ambasadori i Spanjës viziton BFI-në. Ambasadori i ri i Spanjës Fernando de Galainena kërkoi takim me Kryetarin e BFI-së dhe të dëshmon se bashkëpunimi në mes BFI-së dhe Ambasadës së Spanjës do të vazhdon edhe më tej.
I njejti ka njohuri mbi Islamin si fe dhe kulturë, ngase vjen nga shteti ku ka qenë vend i kulturës Islame, Andalusia gjegjësisht nga qyteti i Kordobës. Nga i cili vend është bart edhe civilizimi në Evrop, kështu edhe sot e kësaj dite ruhet me fanatizëm dhe devotshmëri të plotë trashigimia kulturore dhe qytetëruese e civilizimit islam. Në Spanjë ka më tepër se 1.5 milion musliman por janë të përkatësive multietnike, ndërsa vendas autokton në krahasim me lagjet muslimane të ardhur është shumë i vogël, andaj edhe na mungon institucioni reprezentativ për gjithë muslimanët e Spanjës.

Comments are closed.